Gjiganti anglez, Manchester United vazhdon interesimin për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti. Mediet britanike të martën raportojnë se klubi nga “Old Traffordi” është duke e vëzhguar më kujdes situatën e mbrojtësit francez. Umtiti dhe Barcelona akoma nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re, dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit te francezit nga “Camp Nou”. Trajneri i “Djajve të Kuq” Jose Mourinho prej kohësh është i interesuar për lojtarin, për të cilin raportohet se është gati t’i investoj 60 milionë euro. Ndryshe, francezi po monitorohet edhe nga rivali i përbetuar e Barcelonës, Real Madrid.

Previous Next