Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, e pranon se do të dëshironte të shmangte Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “The Reds” eliminuan Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve, duke prekur gjysmëfinalen e kësaj garë masovike evropiane. Shorti i gjysmëfinaleve do të tërhiqet të Premten, ku edhe do të mësohen gjysmëfinalistët e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. Kroati thotë se është i lumtur që skuadra e tij ka arritur të siguroj fazën tjetër të garave. Lovren mendon se Liverpool ka fituar respekt të ri në gjithë Evropën. “Ne jemi krenarë pas dy ndeshjeve të vështira kundër Cityt. Ne treguam se e meritonim të kalonim në rundin tjetër”, tha Lovren. “Ju duhet të respektoni Liverpoolin. Ne kemi një ekip që luan mirë me topin. Goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm. Synimi ynë është të kualifikohemi në finale”. “Unë shpresoj se do të përballemi me Romën ose Bayern Munich në gjysmëfinalet, sepse Real ka fituar dy sezonet e fundit dhe është shumë vështirë t'i rrahesh”, theksoi kroati.

Previous Next