Juventusi e ka regjistruar fitoren e 27-të në Serie A duke triumfuar me rezultat 3-0 kundër Sampdorias në Allianz Stadium. Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (45′), pasi Mario Mandzukic realizoi pas një harkimi të bukur në zonë nga Douglas Costa. Ishte një tjetër harkim i Costas dhe Benedikt Hoewedes shënoi me kokë golin e tij të parë në karrierë në kampionatin italian për Juventusin (60′). Sami Khedira e shënoi golin e tretë të takimit (75′) pas një tjetër asistimi të Douglas Costas. Me këtë fitore, Juventusi vazhdon kryesimin e tabelës në Seri A me 84 pikë të arkëtuara pas 27 fitoreve, tri barazimeve dhe dy humbjeve.Diferenca me Napolin tash është gjashtë pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar. Sampdoria ka mbetur larg zonës së Ligës së Evropës, mirëpo e ka siguruar mesin e tabelës dhe qëndrimin në Serie A. Në xhiron e ardhshme, Juventusi udhëton te Crotone, ndërsa Sampdoria e pret Bolognan.

Previous Next