Manchester Unitedi është befasuar nga West Bromwich Albion, duke humbur kështu me rezultat 0-1 në Old Trafford. Me këtë rast Man Utd i dha mundësi Manchester Cityt të bëhet edhe matematikisht kampion në Ligën Premier. Djajtë e Kuq ishin skuadra që mbajtën topin më shumë, por nuk u treguan edhe aq të rrezikshëm para portës kundërshtare, duke zhvilluar më shumë një lojë në mesfushë. Shansin e parë në ndeshje e kishte Jake Livermore në minutën e 12-të, por David de Gea bëri një pritje të mirë. Tetë minuta në vonë një shans të mirë kishte Romelu Lukaku, por porteri Ben Fooster nuk lejoi që skuadra e tij të pranojë gol. Lukalu provoi të shënojë edhe në minutën e 66-të, por nuk ia arriti. Goli i vetëm në takim u shënua nga Jay Rodriguez në minutën e 73-të. Pas kësaj humbje Man Utd vazhdon në pozitën e dytë me 71 pikë, një më shumë se Liverpooli, kurse WBA në vendin e fundit me 24 pikë. Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho është ndaj Bournemouthit, kurse WBA kundër Liverpoolit.

Previous Next