Reprezentuesi i Kosovës ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e tij Red Bull Salzburg. Jurgen Klopp është në kërkim të një mesfushori dhe në listën e dëshirave të tij ka përfunduar edhe Valon Berisha. Shkëlqimi i Valonit në Ligën e Evropës, sidomos në ndeshje të rëndësishme si 1/8 dhe çerekfinalja, kanë bërë që për Berishën të interesohen një numër i madh i skuadrave. Berisha sigurisht e ka meritën më të madhe për këtë ecuri të Salzburgut në Ligën e Evropës pasi ka shënuar 5 herë, dhe ka shënuar 12 gola në 24 paraqitje në ligë për klubin austriak. Sipas, mediumit austriak SPOX thuhet se këto paraqitje të Berishës kanë zgjuar interesimin e tyre për Berishën. Madje, skautat e “Reds” e kanë përcjellë Berishën edhe me Dortmundin edhe me Lazion dhe se tani kanë vënë kontaktet me menaxherin e lojtarit. Nëse ndodh që Berisha të transferohet në Anfield, atëherë ai do të bëhet reprezentuesi i parë i Kosovës që veshë fanellën e një klubi të madh si Liverpool.

Previous Next