Agjenti i Gianluigi Buffon ka treguar disa histori se si portieri ka mundur të përfundojë te Barcelona. Buffon ishte bërë portieri më i shtrenjtë në histori në vitin 2001. Ai kaloi nga Parma te Juve në për 52 milionë euro, që mbetet edhe shifra më e lartë e paguar për një portier . Agjenti Silvino Martina ka zbuluar disa fshehtësi për karrierën e portierit. “Barca kërkoi ta blinte Buffonin, ata kishin marrëveshje me Parman”. “Pas kësaj u zgjua Juve dhe Gigi nuk mendoi dy herë”. “Ne po ashtu kishim një takim me Bronzettin, mik i ngushtë i Florentino Perez, pas ndeshjes Juve-Real të vitit 2005”. “Madridi ishte i intersuar, por nuk u futëm asnjëherë në negociata”, ka thënë Martina për AS.

Previous Next