Kapiteni i Real Madridit iu afrua fushës, ndonëse ishte i suspenduar.
Sergio Ramos rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, pasi u pa në tunel në minutat e fundit të ndeshjes në Santiago Bernabeu.
Ai ishte i suspenduar dhe duhej të qëndronte në zonën VIP, por Ramos zbriti në minutat e fundit në tunel për të mbështetur nga afër shokët që ishin duke humbur 0:3 nga Juve.
Gjyqtari, Michael Oliver ka raportuar për prezencën e Ramosit në fushë dhe mbrojtësi me shumë gjasa do ta humbasë sfidën e parë në gjysmëfinale, pasi UEFA pritet ta suspendojë për të paktën një ndeshje.
Nesër do të tërhiqet shorti për ndeshjet gjysmëfinale, ku përveç Real Madridit, janë edhe Bayern Munich, Liverpool dhe Roma.

Previous Next