Kohëve të fundit Lionel Messi ka kaluar i pavërejtur. Më gjasë për shkak të dy gjërave: fushata tejet e dobët e Argjentinës në Kupën e Botës dhe kalimi i Cristiano Ronaldos në Juventus që ka qenë në qendër të vëmendjes.

Prandaj mbase është ide e mirë të mbahet mend periudha e karrierës së tij kur ai ishte më i mirë se normal, një kohë kur askush nuk ka mundur t’i vijë pranë talentit të tij.
Ishte vitit 2012 kur Lionel Messi i shënoi plot 91 gola dhe i dhuroi 29 asiste në 69 ndeshje. Një shifër e paparë deri më tani. Për këto shifra nuk keni dëgjuar kurrë më parë. Edhe pse Messi dhe Ronaldo ende luajnë, me përqindjen e golave të tyre për ndeshje që mbetet e paprekur, kjo periudhë, vitet kulminante të Messit, është tejet e mirë për të qenë e vërtetë.
Messi i ka kaluar lojtarët tjerë të mëdhenj me talentin e tij të veçantë të futbollit. Golat dhe asistet e tij, si dhe rekordi i trofeve me klub dhe atyre individual mbesin të paarritshëm, me Ronaldon të vetmin lojtar që ofron një lloj rivaliteti ndaj tij.
Tani, në moshën 31-vjeçare, Messi mund ta ketë kaluar kulmin e karrierës së tij dhe ne mund të mos e shohin më duke performuar në nivelin e njëjtë si në vitin 2012.
Argjentinasi për pak sa nuk i ndihmoi Barcelonës ta kalojë një sezon të tërë pa humbur as edhe një ndeshje të vetme, por gjiganti i La Ligës u rrëzua në pengesën e fundit. Messi nuk pati sezon aq të mirë në Evropë edicionin e fundit, pasi Barça ra viktimë e një rikthimi sensacional të Romës, duke humbur 3-0 si mysafir, edhe pse e kishte fituar 4-1 lojën e parë në “Camp Nou”.
Prapëseprapë, Messi dhe Barcelona fituan titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Previous Next