Me ardhjen e Sarrit në krye të Chelsea priten edhe shumë ndryshime në skuadër.
I pari që mund t’u japë lamtumirën “Bluve të Londrës” është pikërisht Olivier Giroud, i cili u transferua te Chelsea në janar të 2018-ës nga Arsenali.
Francezi duket se nuk bën pjesë në planet e Sarrit, i cili kërkon prurje të reja në skuadër.
Duke parë situatën e krijuar tek ekipi nga “Stamford Bridge”, sulmuesi pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje verore.
Për 31-vjeçarin ka shfaqur interes skuadra e Marseille, e cila është vënë në kërkim të një sulmuesi me cilësitë e Giroud.