Futbollisti Xherdan Shaqiri debutoi me gol në një turne për Liverpoolin, kur realizoi për fitoren me rezultat 4:1 ndaj Manchester Utd.

Ai shënoi golin e parë dhe më të bukur, me kërcim akrobatik saqë la pa frymë mbi 100 mijë shikues në stadiumin Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reprezentuesi i Zvicrës pritet të bëjë gjëra të mëdha në fanellën e nënkampionit të Evropës, skuadër që synon titullin në edicionin e ri në Premier League.

Shaqiri pritet të jetë si ‘xhoker’ të “Redsat’ dhe të luftojnë për të gjitha trofetë të mundshme.

Ai ka një trajner motivues siç është gjermani Jurgen Klopp.

Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe ish-bashkëlojtari i Shaqës te Stoke City, Charlie Adam, ka paralajmëruar Liverpoolin.

“Shaqiri është lojtar i madh, nganjëherë bëri punë të mirë për ne. Por në situatat kritike, mendoj se ai nuk kthehej prapa dhe nuk bënte atë që ekipi kishte nevojë në luftën për të qëndruar në ligë. Ai ka aftësitë, por ndoshta e ka ditur se ne do të binim nga liga, dhe ai do të shkonte në Botëror dhe më pas do ta bënte këtë kalim të madh,  ndoshta ky transferim ishte i kryer tri apo katër muaj më parë”, tha Adam.

 Shaqiri është futbollist më i mirë shqiptar dhe njihet për goditje të jashtëzakonshme edhe nga pozitat më të vështira.

Ai e nisi fortë mirë me Liverpoolin dhe të gjithë besojnë se do të vazhdojë me këtë ritëm dhe të jetë edhe alfa e omega e skuadrës.

“Shaqiri është një fitues, por ndonjëherë është vështirë të luash me të në skuadër. Trajneri toleronte disa gjëra te ai. Ai mund të jetë i frustruar nëse nuk luan aq sa dëshiron, varet se sa gjatë ai pret dhe se çfarë do të bëjë trajneri Klopp me të”, ka thënë Adam.

Shaqiri ka një karrierë të pasur, i cili nga Baseli kishte shtegtuar të Bayern Munich, madje me këtë skuadër kishte fituar edhe Champipons League në vitin 2013, pastaj nga Bayerni transferohet në Inter, më pas në Stoke City, tani është pjesë e skuadrës së fuqishme angleze, Liverpooli.

Previous Next