Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Reali ka bërë një ofertë prej 113 mln eurosh për portierin dhe sulmuesin e “Bluve”
Kampionët e Evropës ende nuk kanë bërë ndonjë blerje të madhe gjatë këtij afati kalimtar veror.
Real Madridi sërish pëlqen lojtarët e Chelseat, por këtë radhë në qendër të vëmendjes nuk është Eden Hazard, por Willian e Thibaut Courtois.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Reali ka bërë një ofertë prej 113 milionë eurosh për portierin dhe sulmuesin e “Bluve”.
Për Courtois, vlera e ofruar nga kampionët e Evropës mendohet të jetë rreth 40 milionë euro, ndërsa ajo për sulmuesin brazilian pritet të jetë rreth 73 milionë eurosh.
Daily Mail thekson gjithashtu se kjo ofertë e Realit është marrë në konsideratë nga drejtuesit e Chelseat të cilët e treguan gatishmërinë për të studiuar ofertat për Willian edhe më parë kur për të shfaqi interesin e saj edhe Barcelona.