Thierry Henry ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares së Egjiptit, pasi menaxheri i tij ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën Egjiptiane të Futbollit, sipas asaj që bën të ditur shtypi afrikan.
“Legjenda” e Arsenal, aktualisht 40 vjeç, ishte zëvendësi trajnerit të Belgjikës në “Rusi 2018”. U fol se ai do të bëhej trajneri i Aston Villa, por marrëveshja nuk u arrit.
Ish-portieri i Egjiptit, Nader El-Sayed, aktualisht punonjës i federatës afrikane të futbollit, tha: “Kemi pasur një takim me menaxherin e Henry dhe kemi gjetur marrëveshjen.”
Egjipt kishte si trajner Hector Cuper gjatë Kupës së Botës 2018, por argjentinasi u shkarkua sepse ekipi nuk fitoi asnjë nga tre ndeshjet e luajtura.