Jose Mourinho dhe Man United ishin bashkuar në verën e vitit 2016, ku kërkohej nisja e një rruge suksesi, si të klubit ashtu edhe të trajnerit.

Sezoni i parë ishte i mirë dhe kishte trofe, pasi United fitoi Ligën e Evropës duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Sezoni i dytë e dërgoi Manchester Unitedin në vendin e dytë, por trofe nuk kishte.

Klubet tjera angleze janë përforcuar dukshëm, si Manchester City ashtu edhe Liverpooli.

Nuk qëndrojnë keq as londinezët e Arsenal, Chelsea e Tottenham.

Kjo ka bërë që Josa Mourino të nxjerrë pakënaqësitë që ka ndaj drejtuesve të klubit.

“U kam dhënë drejtuesve të klubit një listë prej pesë futbollistësh, por nuk ka ardhur asnjë nga ata”.

“Tani ajo listë është reduktuar në dy dhe shpresoj që të vijë të paktën njëri”,ka thënë Mourinho.

Por ky nuk është problemi i vetëm i trajnerit portugez, pasi qe një kohë të gjatë nuk ka marrëdhënie të mira as me Paul Pogban dhe Anthony Martialin.

Po ashtu së fundmi ka pasur edhe një konflikt me Antonio Valencian.

Të gjithë këto arsye mund ta dërgojnë trajnerin drejt largimit, pasi që sukses duket larg.

Previous Next