Pas largimeve të Andres Iniesta dhe Paulinho, skuadra e Barcelonës është vënë në kërkim të një mesfushori për të kompletuar repartin e mesit të fushës dhe objektivi kryesor i skuadrës “blaugrana” është francezi i Chelsea, N’Golo Kante. 

Ky i fundit konsiderohet s ii përshtatshëm për skuadrën kampione të Spanjës, që po insiston për të marrë lojtarin që aktualisht luan me Chelsea, në Premier League.

Për të arritur të Kante, skuadra e Barcelonës ofron në shkëmbin lojtarin Andre Gomes dhe parà, por vështirë se kjo situatë zhbllokohet para javës së ardhshme, pasi mesfushori francez është i impenjuar me kombëtaren franceze në finalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Problem tjetër është ardhja e trajnerit Maurizio Sarri te stoli i Chelsea dhe çdo lëvizje do të behet vetëm me miratimin e trajnerit italian.

Previous Next