Deri tani Barcelona ka bërë transferimin e dy lojtarëve, Arthur Melo dhe Clement Lenglet. 

Që të dy janë prezantuar dhe do të udhëtojnë në parasezonin që Barcelona do ta mbajë në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lengle në intervistën e tij të fundit tregoi se pse zgjodhi Barcelonën.

“Unë zgjodha Barcelonën sepse për mua janë klubi më i mirë në botë. Arsyeja tjetër është të luaj në Spanjë në ligën më të fortë në botë”, ishin fjalët e para të tij.

“Sinqerisht unë dua edhe të luajë. Nëse një lojtarë nuk luan ai nuk është i lumtur. Unë jamë këtu që të mësoj, të luaj minutat e mia dhe të fitoj tituj”, përfundoi transferimi më i ri i Barcelonës.

Previous Next