Mbrojtësi francez do të jetë përforcimi i radhës i katalanasve.
Barcelona do të ketë përforcimin e dëshiruar në mbrojtje dhe është pikërisht Clement Lenglet të cilin e kërkonin tash e sa kohë.
Bisedimet me drejtuesit e Sevillas ishin të vështira pasi këta të fundit dëshironin të rinovonin me lojtarin për t’ia rritur klauzolën por Barcelona ka qenë e shpejtë duke paguar 35 milionë euro.
Lenglet ia ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron ekipin katalanas ndaj dhe refuzoi rinovimin dhe tashmë kalimi i tij te Barcelona mund të quhet i kryer.