Chelsea mund të shesë spanjollin Alvaro Morata për të financuar blerjet që mund t’i bëjnë për trajnerin e ri, Maurizio Sarri. 

Blutë e Londrës janë në një fazë të madhe ndryshimesh, ku në stolin e klubit pritet të emërohet ish-trajneri i Napolit, Sarri. Me emërimin e Sarrit drejtuesit e Bluve duan të bëjnë ndryshime edhe në skuadër për t’i ofruar në dispozicion italianit, futbollistët që do.

Kështu, sipas mediumit anglez The Mirror, rekordi i klubit për transferime, Morata, i nënshkruar nga Real Madridi verën e kaluar mund të largohet këtë verë. Kjo pasi sulmuesi spanjoll luftoi për të bërë ndikim dhe në fund përfundoi duke u zhgënjyer me futbollin anglez.

Me shitjen e Moratan drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge synojnë të financojnë blerjet e reja verore për trajnerin Sarri.

Chelsea pritet të bëjë lëvizje për mesfushorin e CSKA Moskës, Aleksandr Golovin, dhe 35 milionë funte për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani. Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është gjithashtu në radar pas nënshkrimit të tyre me super yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Previous Next