Dështoi në vitin e parë, tani huazohet në Spanjë.
Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko, do të huazohet në La Liga.
Sipas “Daily Mirror”, Sevilla është afër marrëveshjes me Chelsean për Bakayokon.
Francezi ka dështuar në vitin e parë te Chelsea, duke mos i përmbushur pritshmëritë.
Për të interesim kishte shprehur edhe Milani, por Sevilla është favorite.