Gary Neville nuk e ka bindur as supergoli i shënuar nga Shaqiri në miqësoren mes Liverpoolit dhe Man Utd.

Ish-mbrojtësi i famshëm anglez, i cili ka qenë për shumë vite kapiten i Manchester Unitedit, e kishte etiketuar si “joprofesionist”, mesfushorin gjatë Botërorit, duke vënë në dyshim blerjen e re nga Liverpooli pas një viti jo të mirë te Stoke.

Pas golit të shënuar nga mesfushori, shumë tifozë të të kuqve u futën në rrjetet sociale duke i kujtuar Neville ato që kishte thënë pak javë më parë, por ish-futbollisti i cili tani është opinionist sportiv, nuk u kursye përsëri në kritika të reja për lojtarin.

“Unë uroj që të gjithë ju të më shkruani mesazhe sa herë që ta shihni atë duke qëndruar në vijën e mesit të fushës ndërsa skuadra juaj po sulmohet! Oh, ai ka gjithashtu nevojë që përkrah tij të luajë Ronaldinjo “, ishte ironia e Neville në një tjetër postim në rrjetet sociale.

Previous Next