Xherdan Shaqiri ka dhënë deklaratën e parë pas kalimit te Liverpool.

Ai ka pasur fjalë të mira për menaxherin e klubit anglez, gjermanin Jurgen Klopp, për të cilin thotë se e njeh nga koha kur ka drejtuar Drotmundin, deri sa ai lunte te Bayern Munich.

Shaqiri në deklaratën e dhënë për faqen zyrtare të Liverpool, ka thënë se e pëlqen mënyrën se si e organizon klubin dhe si luan futboll Klopp.

Fjalë të mira për Xherdanin ka pasur edhe Klopp. “Aftësitë për të luajtur në pjesë të ndryshme të fushës, përkushtimi dhe disiplina të tij kanë bërë që unë ta sjell në Liverpool atë”, ka shpjeguar Jurgen Klopp.

 Sot u zytrarizua blerja e gjilanasit nga klubi i famshëm anglez, Liberppol, për të cilin u paguan 13 milionë funta. Shaqiri ju bashkua Reds pas tri viteve në Premier Ligë me Stoke City ku pati 84 paraqitje.

VIDEO:


Previous Next