Sot u zytrarizua blerja e gjilanasit nga klubi i famshëm anglez, Liberppol, për të cilin u paguan 13 milionë funta.

“Aftësitë për të luajtur në pjesë të ndryshme të fushës, përkushtimi dhe disiplina të tij kanë bërë që unë ta sjell në Liverpool atë”, ka shpjeguar Jurgen Klopp.

Shaqiri ju bashkua Reds pas tri viteve në Premier Ligë me Stoke City ku pati 84 paraqitje.

“Mendoj që fraza angleze ‘no-brainer’ (vendim i lehtë) e shpjegon vendimin tim për të nënshkruar me Xherdanin. Kur dikush si ai është i gatshëm, ju duhet të veproni nëse jeni të mençur – dhe ne jemi të tillë. Ai është i shpejt dhe driblues, e kontrollon arrogancën në fushën e futbollit, një trim i vërtetë për të luftuar për top dhe ka influencë në lojë. Të luash me ne këto janë kërkesat themelore”, tha Klopp për Liverpoolfc.com.

Previous Next