Sipas "Sky Sports", Evertoni pritet që ta finalizojë marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Lucas Digne gjatë mbrëmjes.

Anësori i majtë i mbrojtës ishte me skuadrën e Barcelonës në turneun para-sezonal në SHBA dhe nuk u përdor as për zëvendësim në fitoren me penallti të Barcelonës kundër Tottenhamit.

Kampionët e La Ligas e kanë konfirmuar edhe në rrjetet sociale se mbrojtësi është kthyer në Spanjë për ta finalizuar transferin e tij.

“Lucas Digne ka udhëtuar sot (e diel) në Barcelonë me lejën e klubit për të finalizuar largimin nga klubi”, kanë shkruar ata në Twitter.

Previous Next