Pedrag Mijatovic, ish-sulmuesi i Real Madrid, njeri shumë pranë klubit “merengues”, tregon gjatë një interviste për “A Bola” përse Cristiano Ronaldo u largua nga “Bernabeu” për të vazhduar karrierën te Juventus.

Mijatovic zbulon se te ky vendim kanë ndikuar relatat me presidentin Florentino Perez.

"Nuk mendoj se ka qenë një vendim i marrë në gjaknxehtësi. Ishte pjesa përfundimtare e një procesi që kishte nisur prej kohësh dhe u mbyll me divorc. Marrëdhënia mes Perezit dhe Ronaldos ishte problematike dhe mund të them që kanë pasur debate serioze. Njëri prej tyre duhet të largohej dhe logjikisht ai do të ishte Ronaldo. Perez e dinte se ky ishte sezoni i fundit për Cristianon në Madrid. E kundërta do të kishte qenë një habi e madhe. I gjithë ambienti i “Los Blancos” e di të vërtetën”, tha Mijatovic.

Previous Next