Olivier Giroud raportohet se mund të largohet brenda kësaj merkatoje verore.
Megjithëse asgjë nuk është konkretizuar ende, për të interesohet shumë klubi i Marseille në Ligue 1 të Francës.
Skuadra e Ligue 1 e ka kthyer fokusin e vet te francezi, pasi humbi interesin për Mario Balotellin.
Megjithatë, pas diskutimeve të kryera gjatë këtij muaji, Giroud ka dalë në përfundimin e vet.
Ai tani dëshiron të mbetet dhe të luftojë për vendin e titullarit në “Stamford Bridge”, pavarësisht klubit londinez që po ndjek Gonzalo Higuain për repartin ofensiv.