Mesfushori serb, Milinkovic-Savic, është lidhur shumë me një largim të tij nga klubi aktual i Lazios.

Për të janë janë të interesuar disa klubi dhe kryesorët janë Real Madrid dhe Juventus ndërsa në garë është futur edhe Chelsea.

Së fundmi ka ndodhur edhe një ngjarje që e shton dyshimin për një largim të mundshëm të Milinkovic-Savic.

Ai pritej që mëngjesin e të dielës të zbarkonte në Romë për kontrollet mjekësore dhe për një bisedë më presidentin Claudio Lotito, por nuk e ka bërë.

Të Lazio është propozuar që mesfushorit ti zgjatet kontrata deri në 2022 me një rrogë prej 1.5 milion euro por nga ana tjetër në mediat spanjolle raportohet se nëse ai kalon te Real Madrid rroga e tij do të jetë disa herë më e lartë.

Kjo e fundit ndoshta do të bëjë që Milinkovic-Savic të marrë parasyshë ofertën e Real Madrid dhe të largohet përfundimisht nga Lazio.

Previous Next