Ekipi i futbollit kroat është kthyer në atdhe pas suksesit më të madh në histori të tyre të futbollit.

Ekipi fluturoi nga Moska dhe ka aterruar në Zagreb rreth orës 16:00.

Pas uljes në aeroport, ekipin kombëtar e mirëpritën mbështetës të shumtë, pas së cilës ekuipazhi i autobusit me lojtarët u nis drejt sheshit qendror të  Zagrebit.

Portali kroat ‘vecernji.hr’ raporton se në sheshin më të madh të Zagrebit sipas njoftimeve të policës ndodhen 100 mijë tifozë që po presin lojtarët.

Kujtojmë se ky është suksesi më i madh i Kroacisë në Kampionatin Botëror, pasi në vitin 1998 kishin arritur deri në gjysmëfinale në Francë.





Previous Next