Jose Mourinho ka uruar Juventus për blerjen e një nga dy lojtarëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo. 

Manchester United është përfolur se mund të rikthente Ronaldo-n në Old Trafford, por si përfundim ai ka zgjedhur Juventus.

“Kampionati spanjoll nuk do të ketë më dy lojtarët më të mirë të planetit. Tani njëri do të luajë në Spanjë dhe tjetri në Serie A. Tani do të shohin të gjithë kampionatin italian për shkak të Ronaldo-s Premier League për shkak të konkurrencës së madhe dhe La Liga-n prej Messi-t. Serie A është kthyer në një nga kompeticionet më të rëndësishëm në botë. Kështu ndryshojnë gjërat në futboll. Ardhja e Ronaldo-s do të ndryshojë motivimin, emocionet dhe ekspozimin. Për këtë sezon, uroj Juventus për këtë kapje. Është një transferim i kompletuar”,  shprehet ai për Tele Stereo Radio.

Previous Next