Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan janë kthyer në epiqndrën e sulmeve rraciste në Gjermani për shkak të disa fotove të shpërndara në rrjet ku atat shiheshin pranë presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Së fundmi në mbrojtje të dy futbollistëve me origjinë turke ka dalë trajneri, Jurgen Kloop.

Ai ka pohuar për gazetën gjermane Bild se dyshja nuk ka bërë asgjë në kundërshtim me ligjin dhe kritikët duhet të heshtin pasi që dihet se botërisht se lojtarët kanë origjinë turke.

“Njerëzit inteligjentë në këtë vend kërkojnë tolerancë dhe të tjerët duhet të heshtin. Mos i dyshoni në veprimet e djemve”.

“Lojtarët më të vjetër dhe më me përvojë duhet t’i ndihmojnë të dytë në këtë situatë”.

“Ne nuk duhet të harrojmë se ata kanë rrënjë turke, edhe pse u rritën në Gjermani, por gjithnjë është e njëjta këngë: ai që bënë zhurmë më tepër natyrisht se dëgjohet më së shumti dhe kjo nuk është në natyrën time”, tha trajneri i Liverpoolit.

Ndoshta kjo deklaratë e Klopp nuk do të ndryshojë asgjë dhe ndoshta është paksa vonë pasi Mesut Ozil është tërhequr nga kombëtarja Gjermane.

Previous Next