Së fundmi është pohuar se Roma ka pranuar ofertën prej 75 milion eurove të Liverpool për ti dhënë shërbimet e portierit, Alisson Becker.
Ky transferim pritet të jetë më i shtrenjti në histori për sa i përket pozicionit të portierit dhe Roma do të ketë një dorë të mirë parash.
Në këtë mënyrë ata nuk kanë humbur kohë por kan nisur kërkimet për portierin e ri.
Albhonse Areola, Jesper Cillesssen dhe Olsen besohet se janë kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar Alissonin.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi, është duke kërkuar për një portier solid me çmim jo të madh, në mënyrë që t’i shfrytëzojë parat diku tjetër.