Robert Lewandowski ka qenë prioritet i trajnerit të ri të Chelseat, Maurizio Sarrit, gjatë gjithë verës, siç raporton Daily Star, madje edhe para ish-lojtarit të tij, Gonzalo Higuainit.

Megjithatë, Bayern Munich nuk është i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës, për të cilin përveç klubit londinez, interesim ka shprehur edhe Real Madridi.

Të kaltrit kanë vetëm nëntë ditë për ta bindur Bayernin ta shesë polakun, sepse më pas afati kalimtar veror do të mbyllet në Premier Ligë.

Previous Next