Jo të gjithë kanë dëgjuar për blerjen më të re të Barcelonës, anësorin brazilian Malcom, të paktën kështu pohon qendërmbrojtësi i Romës, greku Kostas Manolas.

Manolas ka pohuar se nuk kishte dëgjuar kurrë për Malcomin, duke thënë se para se ai t’i bashkohej Barçës, bile as emrin s’ia dinte.

Greku s’ka qenë në disponim ta diskutojë Malcomin, pasi anësori i shumë vlerësuar e refuzoi Romën në momentet e fundit për t’i bashkuar kampiones së La Ligës.

Malcom pritej ta kompletonte kalimin në Romë nga Bordeaux, por pak para se kjo të finalizohej, Barcelona ndërhy papritmas dhe ia rrëmbeu atë italianëve për 41 milionë euro.

Malcom do të luajë kundër Romës në një ndeshje të International Champions Cup sot pasmesnate.

“Nuk e di kush është ai, nuk e njoh”, tha Manolas, i pyetur në Dallas për Malcomin.

“Nuk ia dija as emrin para se të nënshkruante për Barcelonën".

“S’kam arsyeje ta përshëndes. Ai nuk deshi të vinte te Roma, prandaj më mirë që ka shkuar në Barçë”, shtoi ai.

Previous Next