Klubi anglez ka shprehur interesim për futbollistin e Juventusit. 

Marko Pjaca pritet të largohet përfundimisht nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar.Futbollisti kroat që ishte transferuar nga Dinamo e Zagrebit nuk ka arritur asnjëherë të gjejë veten në ekipin e Massimiliano Allegrit, derisa në muajin janar ishte huazuar te Schalke në Bundesligë, por as aty nuk ka lënë gjurmë.
Tani për 23-vjeçarin ka shprehur interesim Liverpooli i Jurgen Klopp.
Sipas medieve angleze, “The Reds”, janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për transferimin e tij në Anfield.
Në anën tjetër edhe Juve është e interesuar ta shesë kroatin, pasi ai nuk do të ketë më vend në skuadër, duke parë konkurrencën që ka në sulm.
Pjaca i është bashkuar Juventusit në vitin 2016 dhe ka regjistruar vetëm 20 paraqitje me kampionët e Italisë.

Previous Next