Klubi italian ka ndërruar përsëri pronarët. Vjen edhe zyrtarizimi. 

Yonghong Lee nuk është më pronar i Milanit, pasi që nga sot klubi italian do të jetë në pronësi të Elliot Management Corporation.
Kjo mund të jetë një shpresë për klubin i cili është futur në telashe të mëdha pikërisht nga keq menaxhimi i ish-pronarëve kinezë, të cilët e kanë lënë Milanin në borxhe të mëdha.
Elliot do të kërkojë blerës të rinj për Milanin ndërkohë që menjëherë ka shtuar kapitalin e klubit me 50 milionë euro.
“Pronësia dhe kontrolli i kompanisë që zotëronte shumicën e kapitaleve sociale të AC Milanit janë transferuar te fondi i administruar nga Elliott Advisors (UK) Limited (“Elliott”).
“Tani që ka marrë kontrollin, vizioni i Elliott për Milanin është i qartë: të krijojë stabilitet financiar dhe administrimi; të arrijë suksese në kohëzgjatje për Milanin duke nisur nga bazat, duke siguruar që klubi të kapitalizohet në mënyrë të përshtatshme; të ndiqet një model operativ i mbështetur dhe që të respektojë rregullat e UEFA-s në Financial Fair Play”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se për shkak të shkeljes së FFP, Milani është përjashtuar nga garat evropiane për dy vitet e ardhshme.

Previous Next