Trajneri i Manchester United beson se drejtuesit e klubit do t’ia sjellin edhe një futbollist në afatin kalimtar.

Jose Mourinho ka kohë që i ka kërkuar klubit të transferojë edhe dy futbollistë, por ai tani thotë se do të kënaqej po të vinte edhe vetëm një.

“Djajtë e Kuq” deri më tani kanë transferuar, Fred, Diogo Dalot dhe portierin Lee Grant, por portugezi kërkon më shumë.

“Gjatë çdo faze përgatitore, ndodh e njëjta gjë me secilin klub, ku trajneri kërkon më shumë”, ka thënë Mourinho.

“Është në natyrën tonë, pasi duam më të mirën për ekipin, por më pas vijnë vendimet e klubit që janë të ndryshme me kërkesat dhe nuk marrim atë që duam, kjo gjë më ka përcjellë gjatë gjithë karrierës”.

“Prandaj, nëse më sjellin një futbollist deri në fund, do të isha i kënaqur”, ka përfunduar portugezi.

Previous Next