Gonazalo Higuain do të veshë fanellën e Milanit në sezonin e ri.

Ky është përfundimi i arritur gjatë takimit ndërmjet administratorit të Juventusit, Marotta, si dhe drejtorit sportiv, Paratici, me Leonardon dhe vëllain e Higuainit.

Sot në orën 16:30 dy palët kanë hyrë në takim dhe në 17:25 kanë dalë nga Casa Milan.

Të dy klubet kanë rënë dakord për këtë transferim, i cili pritet të jetë në shifrën e 55 milionë eurove, por kjo shifër ende nuk është zyrtare por raport nga mediat përtej Adriatikut.

Previous Next