Po të ishte tifoz, Mou s'do të shkonte në stadium.

Jose Mourinho ka folur pas humbjes së thellë të Manchester United nga Liverpooli.

Portugezi ka deklaruar që ai ekip që e pa mbrëmë, nuk ishte ekipi i tij.

“101 mijë shikues? Atmosfera ishte e mirë, por po të isha në vendin e tifozëve, unë nuk do të vija. Nuk do t’i shpenzoja paratë e mia për të parë këto dy ekipe. E pashë Chelsean ndaj Interit ku lojtarët më të mirë qëndruan në bankë. Stadiumi ishte i zbrazur”, deklaroi Mourinho.

“Ky nuk është ekipi ynë, kjo nuk është skuadra jonë. Ky nuk ishte as 30%-shi i skuadrës sime”.

Previous Next