Kylian Mbappe po shkëlqen në Kampionatin Botëror dhe është një ndër kandidatët favorit për të marrë Topin e Artë. 

Talenti 19-vjeçar thotë se dëshiron ta fitojë Kupën e Botës dhe se nuk është i interesuar për çmime individuale, siç është Topi i Artë.
“Është e paimagjinueshme. Është ëndërr jetësore, e një të ardhmeje, e gjithçkaje. Nuk kam fjalë”, tha Mbappe për TF1.
“As në ëndrrat e mia më të mëdha nuk e kam imagjinuar këtë, edhe pse jam ëndërrimtar i madh. Nuk më bën për Topin e Artë, e dua Kupën e Botës”, insistoi ai.
Franca mbrëmë e siguroi një vend në finale të Kupës së Botës për herë të parë që prej vitit 2006, kur u mposht nga Italia, dhe do të përballet me Kroacinë apo Anglinë të dielën.

Previous Next