Real Madrid ka identifikuar tre emra për zëvendësues të mundshëm të Cristiano Ronaldos. 

Real Madrid ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez i dha fund aventurës nëntëvjeçare në Santiago Bernabeu duke arritur marrëveshje për transferim në Juventus. “Marca” shkruan se “Los Blancos” tashnë kanë identifikuar tre emra për pasardhës të Ronaldos.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mbetet objektivi kryesor i Real Madridit. Por, kandidatë janë edhe sulmuesi i talentuar i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe mesfushori ofanziv i Chelseat, Eden Hazard.

Previous Next