Mesfushori i Chelsea-t Tiemoie Bakayoko do të jetë në Itali në mbrëmjen e së dielës për të kryer vizitat mjekësore te Milan mëngjesin e së hënës.
Burime të shumta konfirmojnë se dy klubet kanë arritur marrëveshjen gjatë një dreke ditën e dielë.
Ai do të mbërrijë në formë huazimi 5 mln euro me opsion për ta blerë në fund të sezonit për 35 mln euro.
Bakayoko pritet të zbarkojë në Milano mbrëmjen e së dielës, do të pushojë në një hotel për të qenë gati në mëngjes për vizitat mjekësore.
Francezi do të mbushë 24 vjeç javën tjetër dhe Chelsea pagoi 40 mln euro për shërbimet e tij nga Monaco verën e kaluar.