Ish-kapiteni i Arsenalit, Jack Wishlere ka treguar një histori të padëgjuar deri më tani, duke thënë se trajneri legjendar Arsene Wenger ishte shkarkuar nga drejtuesit e klubit londinez, teksa askush nuk e priste që kjo të ndodhte.
Mesfushori anglez ka treguar rreth shkarkimit të Wengerit nga posti i trajnerit, teksa ishte duke folur për karrierën dhe vendosjen për largimin e tij nga Emirates.
“Isha në vitin e fundit të kontratës sime, dhe fola me menaxherin në atë kohë, Arsene Wenger. Ai më tha se ata nuk do të më ofrojnë një marrëveshje të re dhe që unë mund të largohem”, ka thënë fillimisht Wilshere për Football Focus.
“Por, në atë kohë unë u lëndova dhe ishte e vështirë, sepse nuk isha i aftë dhe nuk po luaja, dhe shumë ekipe nuk më donin pasi isha i lënduar”.
“Kështu që unë vendosa të qëndroj, u ktheva në ekip dhe më në fund më ofruan një marrëveshje në janar e cila ishte e gatshme të nënshkruaj. Por, më pas Arsene u shkarkua”.
“Ishte e çuditshme, të gjithë u tronditën edhe kapiteni Per Mertesacker, tha disa fjalë, dhe unë mendoj se të gjithë ishin në shok”.
“Ishte e çuditshme. Askush nuk e priste që kjo të ndodhte, por ndryshoi gjithçka, dhe desha të prisja të flisja me menaxherin e ri”.
“Unë e bëra, dhe ai ishte i shkëlqyer, ishte i sinqertë me mua. Më tha që mund të qëndrosh, por nuk do të jesh titullar, kështu që mendova se ishte koha e duhur për t’u larguar më në fund”, përfundoi anglezi.