Evertoni dhe Barcelona kanë diskutuar gjatë gjithë ditës të enjten dhe në fund kanë rënë dakord për një çmim prej 30.2 milionë fiks, plus 1.5 euro bonuse për mbrojtësin.

Shitja e Minas nga klubi i Camp Nou mund të shihet si një sukses në financa, pasi ai në janar ishte blerë për 11.8 milionë euro.




Pas gjashtë muajsh dhe një Kampionati të mirë Botëror, klubi e ka shitur tre fish më shumë se sa kanë paguar për të. Por largimi i Gomes nuk ishte aspak aq fitimprurës.
Barcelona donte 20 milionë euro për të, por askush nuk ishte i gatshëm ta paganet këtë çmim.
Në fund, portugezi do t’i kushtojë Evertonit 2.2 milionë euro për huazimin dhe do të paguajë pagat e tij në tërësi. I pari që u ble ishe Lucas Digne që kaloi te klubi anglez për 20.2 milionë euro.
Barcelona ka larguar tre rezervistë dhe ka mbushur arkat e klubit me para, për atë Marca shkruan se, katalunasit duhet të falënderojnë klubin anglez.

Previous Next