Bayern Munich është skuadra e fundit e cila ka hyrë në garë për transferimit e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic, raporton Mundo Deportivo.

Paris Saint-Germaini dhe Monaco janë gjithashtu të interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit, por ata tani do të duhet të luftojnë edhe kundër kampionit gjerman, Bayern Munich.




Barcelona nuk dëshiron ta shesë Rakiticin e as Rakitici nuk dëshiron të largohet nga klubi katalonas. E tani që kanë mbetur vetëm edhe 20 ditë deri te mbyllja e afatit kalimtar, Barcelona do ta kishte të vështirë të gjente një zëvendësim për të. Për këto arsye, largimi i tij duket i pamundur.

Rakitic këtë verë ishte pjesë e skuadrës së Kombëtares së Kroacisë, ku arriti të marrë medalje të argjendtë. Ai, së bashku me Luka Modricin e Real Madridit, ishin ndër lojtarët më të rëndësishëm për suksesin e Kroacisë.

Previous Next