Portieri italian ka nisur aventurë të re në karrierën e tij. Pas largimit nga Juventusi, Gianluigi Buffon, iu bashkua kampionëve të Francës, Paris Saint-Germain.

Portieri 40-vjeçar është kritikuar disa herë për arsyen pse nuk po largohet nga futbolli, por ai tregon se ndjehet shumë mirë dhe dëshiron të vazhdojë edhe më tutje.


“Nuk kam pasur idenë sesi lojtarët e tjerë do të më shikonin, prandaj ndihesha pak i shqetësuar”, ka thënë Buffon për France Football. “Pas 40 viteve të kaluara në Itali, nuk është e lehtë ta ndërrosh ambientin dhe mënyrën e jetës”. “Nëse më pyesni a ndihem ndryshe krahasuar me moshën 35-vjeçare? Do të thosha që ndihem më mirë”. “Ndoshta është mënyra sesi i jam përkushtuar punës. Në këtë moshë, gjithçka ka të bëjë me motivimin”, ka theksuar ai.

Previous Next