Mesfushori francez nuk po kalon momente të mira te Manchester United. 

Paul Pogba dhe Jose Mourinho nuk kanë marrëdhënie të mira dhe pikërisht në këtë moment, Gerard Pique ka folur për të ardhmen e mesfushorit francez, duke e ndezur edhe më shumë çështjen rreth së ardhmes së tij.


Qendërmbrojtësi i Barcelonës nuk kurseu lëvdatat për kampionin e botës dhe theksoi se do të ishte shumë i lumtur nëse Pogba do të transferohej në Barcelonë. “Nuk e di si janë gjërat në Manchester, por tani për tani Paul nuk është lojtar i Barcelonës”. “Do të ishim shumë të lumtur të na bashkohej një mesfushor i fortë si ai, por të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, deklaroi Pique. Paul Pogba ka marrë edhe shiritin e kapitenit te Manchester United, por kjo nuk ka mjaftuar që të vendoset paqja mes tij dhe Jose Mourinhos, marrëdhënia e të cilëve u prish që gjatë sezonit të kaluar dhe vijon të jetë e tensionuar.

Previous Next