Portieri belg pritet t’i bashkohet skuadrës kampione të Evropës.

Me kalimin e Kepa Arrizabalagas te Chelsea për shumën rekord për një portier, 80 milionë euro, plotësohet më në fund dëshira e Thibaut Courtois për t’iu bashkuar Realit Madridit.




Për portierin belg “Los Blancos” do të paguajnë 40 milionë euro, i cili do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare.

Courtois do të kryejë testet mjekësore gjatë të enjtes e më pas do të prezantohet nga klubi mbretëror.

Të gjithë mbetën të kënaqur nga kjo marrëveshje, sidomos presidenti Florentino Perez, që për një shumë jo shumë të lartë arriti të siguronte portierin i cili fitoi çmimin “Doreza e Artë”, në Botërorin e mbajtur në Rusi.

Previous Next