Trajneri i Arsenalit Unai Emery është duke planifikuar një lëvizje senzacionale në fund të afatit kalimtar, duke e sjellur Ousmane Dembele në Londrën Veriore deri të enjten.
Sipas raporteve të mediave angleze dhe spanjolle, franceci është duke e marrë në konsideratë largimin e tij për shkak se nuk ja doli në La Liga sezonin e kaluar.
Ndërkohë, e përditshmja sportive katalunase, ka thënë se ekipi që jep më shumë se 100 milionë euro për 21 vjeçarin mund ta merr atë.
Ka thashetheme që Dembele e dëshiron kalimin në Arsenal, pasi që ai është parë në një foto me treshen e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Henrikh Mkhitaryan, duke festuar në Londër.