Transferimi i Ronaldos tek Juventus sigurisht ishte befasi dhe e papritur për të gjithë edhe për tifozët e Juventusit.
Ky transferim është komentuar në mënyra të ndryshme dhe ende mbetet një temë e nxehtë për t’u debatuar.
Arsyeja e largimit të super yllit portugez nga kryeqyteti spanjoll spekulohet të jetë prishja e marrëdhënieve me presidentin madrilien Florentino Perez.
Por çfarë tha Perez saktësisht një vit më parë për Ronaldon do të ju habisë të gjithëve. Në një deklaratë vitin e kaluar ai shpreh admirimin ndaj ti.
“Nuk do e shisja Ronaldon edhe po të ma paguanin peshën e tij me çmim të arit” kishte thënë Perez.
Por realiteti pas një viti është ndryshe pasi që Perez u detyrua ta shesë lojtarin më të mirë të ekipit për vetëm 100 milion euro përkundër që klauzola e lirimit të tij ishte 1 miliard euro.