Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve në kryeqytetin francez.

Mesfushori argjentinas nuk e ka të sigurt vendin në formacionin bazë dhe ka kërkuar largimin.

Trajneri i ri i PSG-së, Thomas Tuchel nuk llogaritë në shërbimet e Di Marias për edicionin e ri.

Kësisoj anësori nga argjentinasi duket se do të transferohet në kampionatin italian, Serie A.

Janë tri skuadrat e mëdha italiane, Roma, Inter dhe Napoli që kanë shprehur interesim për lojtarin këmbëshpejtë.

PSG është gati ta lë të lirë lojtarin nëse vije ndonjë ofertë rreth 35 milionë euro.

Kontrata aktuale e Di Marias me kampionët në fuqi të Francës skadon në qershor të vitit 2019.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, edicionin e kaluar ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 12 asistime në 45 ndeshje të zhvilluara.

Previous Next