Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk i kushton vëmendje zërave që e lidhin Paul Pogban me një lëvizje në Camp Nou

Ai tha se i respekton lojtarët dhe klubet e tyre aktuale.

“Paul Pogba është padyshim një lojtar i madh, por ne i respektojmë lojtarët që janë në klubet e tjera. Unë vërtetë nuk kam ndonjë koment për thashethemet që qarkullojnë përreth”, tha fillimisht ai.

“Ka shumë thashetheme me emrat që lidhen me ndonjë transferim në Barcelonë. Të gjithë ata janë lojtarë të mirë dhe ne i respektojmë shumë ata dhe klubet e tyre aktuale”, përfundoi Valverde.


Previous Next