Mediat gjermane thonë se në momentet e fundit në garë për mbrojtësin e Bayernit, Jerome Boateng ka hyrë edhe Arsenali
Sipas njërës prej mediave më të njohura në Gjermani për sportin, “Kicker”, Arsenali pritet që ta rivalizojë Manchester United për Jerome Boateng.
Kampionët e Bundesligës kanë vënë një çmim prej 50 milionë euro për mbrojtësin.
Përpos Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Boateng kërkohet edhe nga PSG.